Të luajmë në oborr me lojë simetrike
Materialet dhe mjetet: Një çarçaf i bardhë dhe letra me ngjyra
Zhvillimi i aktivitetit: Këtë aktivitet e realizojmë duke e shtrirë një çarçaf të bardhë në tokë dhe mjafton që me një ngjitëse ta ndajmë në katrorë të barabartë sikur në foto. Në këtë aktivitet që luhet në oborr na mjafton të kemi gjëra me ngjyrë të njëjtë dhe loja luhet kështu: Prindi dhe fëmija së bashku zgjedhin nga nje ngjyrë: shembull, prindi të kuqe dhe fëmija të verdhë dhe vendosin mbi katrorët e ndarë secili me radhë ngjyrat e tyre. Ata që i vendosin afër afër ngjyrat fitojnë në këtë lojë.
Fillimisht luani me lojën ku fiton fëmija juaj duke ia shpjeguar procedurën dhe më pas vazhdoni edhe duke e sfiduar.