Globi me lule
Materialet dhe mjetet: Lule, gjethe, karton dhe ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Të gjithë e imagjinojmë një botë me ngjyra dhe një natyrë shumë të bujshme me lule dhe gjethe. Pyesni fëmijët tuaj se çfarë bote imagjinojnë ata dhe si do të kishin dëshirë të dukej bota. Inkurajoni më pas lulet dhe bukurinë e natyrës për t’i treguar atyre që paqja dhe pastërtia vjen nga ambienti i pastër dhe i shëndetshëm, me shumë bimë dhe lisa dhe shumë lule. Preni një karton të rrumbullakët dhe ndani me vija tokën dhe detin duke i dhënë ngjyrat që fëmija juaj t’i ngjyrosë këto pjesë. Në pjesët ku është toka vendosni lulet, barin, dheun dhe çdo gjë që ju shkon në mendje për natyrën dhe që është e mirë dhe e dobishme në natyrë. Lejoni që fëmijët tuaj që në globin e tyre të përdorin degë të ndryshme apo edhe guralecë. Kështu ju do të shihni botën e tyre imagjinare dhe kapacitetin e tyre për të krijuar imagjinatë të shëndoshë.