Të provoj të ushqehem vetë?

Zhvillimi i aktivitetit: Pas moshës 6 muajshe, fëmijët duhet të mësohen me ushqimet e forta gradualisht, duke filluar me ato në formë të puresë.  Edhe pse në fillimet e tyre fëmijët mund t’i përdorin duart apo pak më vonë edhe gishtat për të ngrënë nga pjata, lejojeni që ta bëjë këtë e të provojë të ushqehet vetë. Mjafton ta përgatisni ushqimin dhe t’ia vendosni përpara bashkë me një lugë të vogël.  Fortësia e ushqimit rritet me rritjen e moshës dhe aftësinë e fëmijës për të përtypur. Qëndroni pranë fëmijës por lejojeni të provojë të ushqehet vetë. Edhe nëse njolloset dhe ha me duar, s’ka gjë. Sot e rëndësishme është që të provojë të ushqehet vetë. Më vonë do t’i mësojë rregullat e sjelljes në tavolinë.