Pastrojmë lodrat

Zhvillimi i aktivitetit: Loja me ujë është gjithnjë argëtuese për fëmijët. Këtë radhë kërkoni fëmijës që t’i mbledhë lodrat e tij (ato që pastrohen) dhe t’i pastrojë ato.
Mbushni një enë të thellë me ujë të ngrohtë dhe shampon, një enë tjetër vetëm me ujë dhe një peshqir të madh. Në enën me shampon vendos edhe një brushë apo sfungjer. Udhëzojeni fëmijën që t’i vendosë lodrat fillimisht në enën me shampon dhe t’i pastrojë ato, pastaj t’i vendosë në enën vetëm me ujë, dhe në fund t’i vendosë në peshqir.
Vazhdimisht nxiteni fëmijën qysh në moshë të vogël që të ndihmojë, të përfshihet në punë të ndryshme dhe të mësojë shkathtësitë për jetën.