Iriqi i vogël nga gishtërinjtë e mi
Materialet e nevojshme: ngjyrë apo keçap si dhe laps dhe letër.
Zhvillimi i aktivitetit: Gishtërinjtë e vegjël të fëmijëve tanë i shohim në çdo cep të shtëpisë, mbi tavolina, mbi dollapë dhe kudo nëpër dhomë. Kësaj radhe, këta gishtërinj do t’i përdorim për t’i bërë gjembat e iriqit. Fillimisht vizatoni një iriq dhe gjithë pjesën tjetër të aktivitetit lejojani fëmijës tuaj pasi është shumë i lehtë dhe argëtues. Ngjyrat tempera apo keçapin i vendosni në një enë dhe një furçë që do t’i ndihmojë për ta lyer dorën. Lejojeni që vetë ta lyejë dorën sepse kjo do t’i ndihmojë në koordinimin e duarve të veta. Më pas, duke e parë foton, fëmija të vazhdojë vetë të vendosë mbi iriq gishtërinjtë e vet për të krijuar iriqin.