Ndihmësi në kuzhinë

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijëve iu pëlqen të bëjnë pikërisht atë që bëni ju. Në qoftë se jeni duke përgatitur drekën, fëmija juaj do të dëshirojë të jetë afër jush, prandaj angazhojeni fëmijën së bashku me ju. Mësojeni fëmijën se si t’i pastrojë duart përpara se ta prekë ushqimin, pastaj jepni disa detyra si më poshtë:

  • Të ndajë gjethet e sallatës
  • Të shtrijë brumin
  • Të pastrojë tavolinën
  • Të hedhë përbërësit në enë
  • Të pastrojë perimet
  • Të vendosë pjatat dhe lugët në tryezë, etj.

Gjatë kësaj kohe mund të bisedoni më fëmijën për gjërat të cilat jeni duke i bërës së bashku, duke i ndihmuar atij/asaj të mësojë fjalë dhe shkathtësi të reja.