Bletët në koshere
Materialet dhe mjetet: Mbajtëse të vezëve, letër, gërshërë, ngjyra (të zezë dhe të verdhë).
Zhvillimi i aktivitetit: Me fillimin e pranverës presim si gjithmonë edhe bletët, të cilat fluturojnë nga lulja në lule për të mbledhur nektarin dhe për ta dërguar atë në kosheret e tyre, që pastaj të bëjnë mjaltin. Kështu që përse këtë proces mos ta zhvilloni në shtëpinë tuaj në mënyrë që fëmija ta kuptojë edhe më mirë se si bëhet mjalti. Filloni duke prerë letrën në formë të bletës si në foto, pastaj fëmija juaj ta ngjyrosë me ngjyrën e verdhë dhe të zezë. Mbajtëset e vezëve mund t’i përdorni si koshere të bletës. Gjatë zhvillimit të aktivitetit mundohuni t’i tregoni fëmijës për rëndësinë e bletës dhe procesit që ajo kryen. Si bleta mbledh nektarin nga lulet dhe kthehet në koshere për ta shndërruar atë në mjaltë.