Hoteli i insekteve

Materialet dhe mjetet: materiale nga natyra (degëza, gur, gjethe, bar etj.), një enë.

Zhvillimi i aktivitetit: E mira e kësaj loje është që nuk ka një mënyrë të duhur ose të gabuar për ta zhvilluar këtë lojë, ndërsa fëmijët do të bëhen shumë kureshtar për të parë se kush nga insektet do të vijë ta vizitojë hotelin e tyre.

Fillimisht dilni me fëmijën për një shëtitje për ta bërë një koleksion nga gjërat e ndryshme që gjeni në natyrë. Kërkoni nga fëmija që të zgjedhë dhe të mbledhë çfarëdo që shehë dhe i pëlqen (lëvozhgë pemësh, degëza, gjethe, gurë etj.). Pasi t’i keni mbledhur materialet nga natyra, gjeni një enë të thellë (shportë, kuti e zbrazët qumështi apo shishe uji, etj.) për ta kthyer në shtëpi të insekteve. Gjatë procesit shpjegoni me fjalë të thjeshta fëmijës se çfarë po bëni. Inkurajojeni fëmijën që ta mbushë kutinë me sa më shumë nga materialet e mbledhura. Vendoseni kutinë në një vend ta caktuar në oborrin apo ballkonin tuaj, për të kontrolluar pas disa jave se cilat insekte kanë ardhur në hotelin tuaj.

Në qoftë se dëshironi t’i shikoni insektet menjëherë, gjatë kohës që jeni në natyrë merrni me vetë pak sheqer, vendoseni në tokë dhe prisni. Pas disa minutave milingonat do të fillojnë të grumbullohen.