Një lule për mikun tim
Materialet dhe mjetet: Fara të luleve apo një rrënjë e lules.
Zhvillimi i aktivitetit: Mbillni sot një lule për shokun/shoqen e fëmijës suaj dhe vëni emrin e shokut apo shoqes së ngushtë të fëmijës suaj. Duke u rritur lulja, fëmija do të kujtojë emrin e shokut/shoqes dhe të mbajë në kujtim këtë lule. Fëmijët i duan lulet, por nëse ato i mbjellin vetë, atëherë dashuria për lulet do të jetë më madhe, e kësaj radhe do ti vëmë një emër të një miku që e duam shumë në mënyrë që ta kujtojmë. Marrim fara të luleve apo një rrënjë të lules, duke ia shpjeguar fillimisht fëmijës suaj si mbillet lulja, duke filluar nga hapja e vendit për mbjellje, dhe po ashtu edhe rëndësinë e ujitjes. Nëse lulen e vendosni në një vazo, mund të shkruani mbi të edhe emrin e mikut të fëmijës suaj, e pastaj çdo ditë do të kujdeset për lulen duke e ujitur.