Projekti “Libri im”

Materialet dhe mjetet: Fletë me ngjyra, laps i zi, ngjitës, ngjyra uji, material që ju gjendet në ushqimoren e shtëpisë, oriz, makarona të vogla, fasule etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Gjatë kësaj jave, fëmija do të përgatisë çdo ditë nga një faqe për librin e tij/saj.

Aktiviteti i sotëm lidhet me krijimin e faqes së parë të librit apo kopertinën e tij.

Për këtë ju duhet që të vendosni emrin e fëmijës si dhe titullin. Pyeteni fëmijën se si do të dëshironte ta quante librin, dhe së bashku me të shkruani në fletë emrin dhe titullin, dhe më pas fëmija mund t’i zbukurojë me ngjyra ose me material që gjendet në kuzhinë. Lejojeni fëmijën t’i përdorë idetë e tij/saj për mënyrën se si dëshiron që të duket kopertina e librit. Qe kopertina e librit të jetë e qëndrueshme ju mund të përdorni karton në të cilin ngjitni fletën e punuar me emër dhe titull.

Sot është koha të diskutoni me fëmijën së çfarë dëshiron të vendosë në librin e tij/saj.

Cila është kafsha e preferuar?

Cili është objekti i preferuar?

Cili është personi më i dashur?

Faqja e komplimenteve për shokët e shoqet e fëmijës

Në këtë mënyrë, fëmija do të ketë kohë të përdorë imagjinatën e tij/saj se si dëshiron të duken faqet e tjera të librit të tij/saj të parë.