Përralla: Superfuqia ime është mirësia
Zhvillimi i aktivitetit: Si çdo të diel, Roi pret me padurim për të shkuar në park, ku luan me shokët dhe shoqet e tij, por këtë të diel ai po refuzonte dhe nuk donte të shkonte. Babai vendosi të shkojë dhe ta pyes se përse nuk dëshiron të shkojë kur është dita e tij e preferuar pikërisht për të kaluar kohë me shokët e tij. Roi, duke qarë, thotë: sot ne duhet të tregojmë të gjithë se çfarë superfuqie kemi dhe unë jam menduar shumë por nuk kam asnjë superfuqi, nuk e di çka t’u them shokëve.
Babai e përqafoi Roin shumë dhe i tha: unë do të ndihmoj që ti ta gjesh superfuqinë tënde, sepse unë e di cila është superfuqia jote por edhe ti do ta zbulosh shumë shpejtë. Roi ngadalë fshiu lotët dhe i tha babait: po si e di ti çfarë fuqie kam unë?
Babai i përgjigjët: eja të mendojmë së bashku zemër. Unë e di që ti çdo ditë e shfrytëzon superfuqinë tënd dhe i bën shumë njerëz të lumtur. Roi, duke qeshur dhe entuziast, i thotë: po cila është ajo superfuqi, të lutem më trego babi!
Babi tani ishte i mbytur nga pyetjet e Roit kështu që i tregoi: Roi, superfuqia jote është mirësia jote, ti çdo ditë na lumturon neve, gjyshërit, mësuesen, fqinjët e shumë njerëz të tjerë duke përdorur mirësinë tënde, dhe ja kjo është superfuqia jote i dashur Roi.
Roi u lumturua shumë që me ndihmën e babait kuptoi se cila është superfuqia e tij kështu që kërkoi vetëm pak kohë që të bëhej gati, shpejt mori disa lule dhe biskota, dhe me vrap shkoi tek babai i cili do ta dërgonte në park.
Në park fëmijët filluan t’i tregonin superfuqitë e tyre, dhe ja më në fund erdhi edhe radha e Roit. Ai, me plot vetëbesim, filloi: a e dini fëmijë që unë kam një superfuqi që mund t’i bëj të lumtur të gjithë? Fëmijët qeshën dhe menduan se çka mund të ishte. Vazhdon Roi duke treguar superfuqinë e tij: shokët dhe shoqet e mia, tani do të ju tregoj se si unë me mirësinë time do t’i bëj të lumtur të gjithë të moshuarit në park, më shikoni! Me vrap, Roi shkoi me radhë te zonjat dhe zotërinjtë që po kalonin kohë në park duke i pyetur se a po kalonin mirë dhe a do e pranonin një dhuratë, një lule dhe një biskotë nga ana e Roit, e ata të gjithë befasoheshin nga veprimi i Roit, e përqafonin dhe e falënderonin shumë.
Roi kthehet tek fëmijët dhe me mburrje thotë: fëmijë, a e shihni se si përdora superfuqinë time për t’i bërë të gjithë të lumtur? Shumë nga fëmijët filluan ta uronin e të kërkonin që, nga sot, edhe ata ta përdornin të njëjtën superfuqi.
Kështu, kjo ditë e bukur në park përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, e Roi e dinte se meritat për këtë i kishte babi i tij i cili meritonte një përqafim të ngrohtë dhe të cilin e falënderoi duke i thënë: faleminderit babi që më ndihmove ta gjej superfuqinë time MIRËSINË, unë do e përdori këtë tërë jetën time!