Dita Botërore e Vetëdijesimit për Autizmin
Materialet që na nevojiten: Letra dhe ngjyrë e kaltër
Zhvillimi i aktivitetit: Mosha e fëmijëve tanë është shumë e vogël që të kuptojnë autizmin dhe vështirësitë që kanë fëmijët me autizëm, por nëse ne u ndihmojmë atyre me bisedë shumë konkrete dhe aktivitete, ata do të kuptojnë që çdo shok dhe shoqe duhet ta thërrasim në grupin e lojës edhe nëse ata vetë nuk vijnë. Si simbol për Ditën e Autizmit të vizatojmë një copë enigme (anglisht: “puzzle”) e cila simbolizon që pa ata ne nuk mund të jemi të kompletuar. Së bashku me fëmijën bisedoni për enigmën, e nëse i mungon një pjesë nuk mund ta kompletojmë atë. Edhe me shokët dhe shoqet kur jemi bashkë, nëse njëri nga ta nuk luan me neve, ne nuk mund të jemi shoqëri e mirë, andaj duhet ta thërrasim që ta nxisim të vijë me ne që të luajmë bashkë. Enigmën që e vizatoni lejojeni që vetë ta ngjyrosë me të kaltër dhe ta presë formën e enigmës duke e ngjitur atë tek dritarja e shtëpisë, kështu, nëse së bashku solidarizohemi të gjithë me këto aktivitete, do të shohim në shtëpitë e të gjithëve që jemi bashkë që të ndihmojmë fëmijët me autizëm të shoqërohen me ne.