Dritat ngjyra-ngjyra
Mjete dhe materiale: Varg dritash, batanije ose një kuti
Zhvillimi i aktivitetit: Krijojini së bashku me fëmijën një “tendë” duke përdorur objekte shtëpiake. Në hapsirën mes dy divanëve vendoseni sipër një batanije të thurur. Sipër vendoseni vargun e dritave zbukuruese të bredhit dhe vendosini në prizë. Nxiteni fëmijën të hyjë në tendën eimprovizuar me drita dhe lejoheni t’i prekë dritat dhe t’i eksplorojë ato. Këtë aktivitet gjithashtu mund ta zhvilloni edhe në një kuti të madhe kartoni ku në pjesën e sipërme të kutisë mund t’i hapni disa vrima që t’i fusni dritat nëpër to. Fëmija do ta zhvillojë ndjenjën e kënaqësisë, do të argëtohet si dhe do t’i eksplorojë dritat.