Lidhim të përbashkëtat

Mjetet dhe materialet: Tavolinë, letër e bardhë, marker, rroba të fëmijëve, ushqime, ose foto… Bëhuni kreativë ?

Zhvillimi i aktivitetit: Në tavolinë, në dysheme ose në një letër të bardhë, vendosni paralel me njëra-tjetrën materialet që i keni zgjedhur për ta bërë këtë lojë.
Nëse vendosni në një anë rrobat e fëmijëve, në anën tjetër vendosni foto të stinëve dhe fëmija duhet ta gjejë në cilën stinë i vesh ato rroba.
Nëse vendosni në një anë ushqime, atëherë në anën tjetër vendosni vaktet dhe fëmija duhet ta gjejë vaktin kur hahen ato ushqime, etj.
Nëse vendosni në një anë lodrat, në anën tjetër vendosni foto të anëtarëve të familjes që ua kanë dhuruar atë lodër apo libër, etj.