Luajmë me lugë

Zhvillimi i aktivitetit: Mbushni sot një tepsi me miell, ose me kripë ose me oriz. Mjafton që t’i jepni një lugë druri dhe një lugë metali fëmijës suaj në dorë dhe ai/ajo do të bëjë viza apo shgarravina në tepsi, do të krijojë tinguj të ndryshëm dhe do të ndjejë ndryshimin në mes të lugës së drurit dhe lugës nga metali. Lejojeni edhe të mbushë grushtat e vegjël me miell apo kripë apo oriz. Qëndroni pranë tij/saj dhe luani së bashku.