Zbuloj rreth e qark
Materialet dhe mjetet: Një batanije dhe lodra të ndryshme të vendosura rreth e qark saj.
Zhvillimi i aktivitetit: Vendoseni foshnjën tuaj në mes të batanijes dhe lejojeni të zbulojë çfarë ka rreth e qark saj. Qëndroni afër vetëm për të shmangur ndonjë lëvizje përmes së cilës fëmija mund të lëndohet, por mos e ndihmoni në përpjekjet që bën për të parë apo për ta gjetur një lodër. Stimulojeni që të kërkojë nga të gjitha anët, duke bërë zhurma apo duke i treguar me gisht nga të kërkojë. Përgëzojeni kur arrin të kthehet apo të shikojë e të zbulojë një lodër ose objekt të ri.
Nëse fëmija është më i/e madh/e, sot për të krijoni rrugën sensorike: vendosni në dysheme materiale të ndryshme të tilla si një jastëk, disa kapakë të shisheve, disa kokrra të fasuleve ose misrit, një grusht oriz, disa kokrra arra, një tepsi përmbys, gurë të vegjël, kuti të vezëve, etj. dhe nxiteni që të ecë mbi to [ndihmojeni duke ia mbajtur dorën nëse e shihni se ka nevojë]. Provojeni edhe ju bashkë me të dhe përgëzojeni kur e përfundon kalimin nëpër rrugën sensorike.