Veshjet kombëtare

Materialet dhe mjetet: flamur, plis dhe simbole apo veshje tjera.

Zhvillimi i aktivitetit: Nëse keni ndonjë veshje kombëtare, ky është momenti t’ia prezantoni ato fëmijës. ?

Njoftojeni atë me veçantinë e veshjeve kombëtare dhe lejojeni të vishet dhe të bëjë lojë imagjinare. Nëse nuk keni veshje kombëtare, ju thjesht mund t’ia tregoni ndonjë fotografi, dhe pastaj të shikoni në rrobat e tij së bashku dhe të gjeni diçka të përafërt me veshjet kombëtare. Lejojeni të bëjë kombinime të veshjeve sipas dëshirës.

Nëse keni mundësi vizitoni ndonjë muze apo vend historik së bashku me fëmijën, ose mund t’i shikoni videot e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=OcjK7akAM9U

https://www.youtube.com/watch?v=pVCIMnoyCXs