Bylyzyk me ngjyrat e flamurit

Materialet dhe mjetet: një fije peri apo materiali tjetër, rruaza ose makarona.

Zhvillimi i aktivitetit: Mësojani fëmijës se flamuri kombëtar ka ngjyrën e kuqe dhe të zezë, dhe tregoni se sot ai do ta bëjë një byzylyk dore me ngjyrat e flamurit. Siguroni për fëmijën një fije peri të trashë apo nga materiali tjetër dhe ofroni rruaza me ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Lejojeni që t’i fusë rruazat në fijen e perit për ta bërë byzylykun e tij/saj. Në vend të rruazave mund të përdorni makarona, fillimisht duke i ngjyrosur makaronat me ngjyrë të kuqe dhe të zezë së bashku me fëmijën dhe pasi të thahen t’ia jepni fëmijës që t’i fusë në fijen e perit. Ky proces mund të jetë edhe më atraktiv për fëmijën.