Enigma (puzzle) me fruta
Materiali dhe mjetet: Një frut i ndarë në disa pjesë, ose foto/ enigma me fruta
Prisni një frut në dy ose tre pjesë dhe nxiteni fëmijën që ta krijojë frutin e plotë. Ju mund t’i vendosni edhe fotot e frutave të prera në dy ose tre pjesë në mënyrë të çrregullt në tavolinë apo dysheme. Kërkojuni fëmijëve që t’i vendosin ashtu si duhet. Gjatë kësaj kohe, mund t’u kërkoni fëmijëve edhe që t’i emërtojnë [ashtu si dinë dhe sa munden]. Përsëriteni disa herë aktivitetin së bashku me fëmijën.