Grisja e letrës
Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë
Zhvillimi i aktivitetit: Përmes këtij aktiviteti, fëmijët mësojnë si duhet të griset letra drejt vijës së palosjes me dorë. Sot do të kërkojmë nga fëmija që të palosë letrën dhe ta grisë atë. I pyesim fëmijët se si griset letra. Në mungesë të gërshërëve, letrën mund ta presim edhe me dorë por këtë veprim do ta quajmë jo prerje por grisje të letrës. Për ta grisur letrën sipas vijës së drejtë sikur ta prisnim me gërshërë duhet të kemi kujdes dhe vëmendje të madhe gjatë grisjes. Në foton e paraqitur më poshtë mund të shikoni shembullin e grisjes së letrës me duar. Fëmija merr letrën e bardhë dhe e palosim në dy pjesë të barabarta si dhe e shtypim mirë vijën ku shtypet letra që të paloset më mirë. Më pas, në vijën e palosjes, duke e kapur letrën në dy anët me dy duart, me njërën dorë e tërheqim poshtë, tjetrën e mbajmë lart, dhe kështu fëmija do ta grisë letrën. Kur fëmija e përfundon grisjen e letrës, prindi e shikon se si janë grisur letrat.