Formojmë tinguj

Materialet dhe mjetet: lugë druri, kanaqe,kavanoz dhe shishe plastike të mbushur me gjëra të ndryshme, tengjere, kuti plastike si dhe materiale të ndryshme që ndihmojnë në formimin e tingujve.

Organizimi i aktivitetit:  Ofrojini  fëmijës materiale që të luajë si të dojë. Për fëmijët më të vegjël ofroni kavanoz të mbushur me gjëra të ndryshme të cilët fëmija i tund dhe krijon tinguj. Fëmija mundet edhe t’i rrokullisë kavanozët apo shishet e mbushura nëpër dhomë  për të bërë tinguj të ndryshëm. Fëmijëve që janë më të rritur mund t’u ofroni një tenxhere dhe lugë apo çdo objekt tjetër të sigurtë dhe  ai/ajo do të luajë me to duke krijuar tinguj të ndryshëm.

Sugjerim:

Nëse është e mundshme, fëmijës i ofrohen edhe vegla të ndryshme muzikore me madhësi të përshtatshme për moshën.