Gatuajmë së bashku

Materialet dhe mjetet: Gjithçka që sot ju nevojitet në kuzhinë.

Organizimi i aktivitetit:  Fëmija juaj i mrekullueshëm sot do të jetë ndihmësi/ja juaj në kuzhinë. Përcaktoni së bashku se çfarë do të gatuani sot. Lani së bashku duart, vendoseni përparësen dhe ai/ajo është gati për detyrën e parë. Ju mund ta angazhoni fëmijën në cilindo aktivitet të gatimit, pavarësisht moshës. Ju vetëm duhet të ofroni një ambient të sigurtë dhe të pastër. Fëmija mund të qërojë vezën, të shtypë pataten e zier, të zbukurojë  brumin e bukës ose të kekut, të hedhë ujë në tenxheren e gjellës,   etj.  Dreka e sotme është drekë festive. Lavdërojeni fëmijën për kontributin që ka dhënë në përgatitjen e ushqimit sot.

Sugjerim:

Përfshijeni fëmijën në rutinën e përgatitjes së ushqimit dhe shtrimit të tavolinës pavarësisht moshës.