Më trego/lexo për…
Në fillim do t’i vendosni rregullat e lojës:
Për secilin gisht të dorës do ta përcaktoni një storie, për shembull:
- Gishti i madh – pushimet e preferuara
- Gishti tregues – storie për kafshët
- Gishti i mesëm – mua më pëlqen
- Gishti i katërt/gishti i unazës – dua të shkoj në…
- Gishti i vogël – na ishte një herë
Së bashku me fëmijët mund t’i përcaktoni temat që atyre u pëlqejnë më shumë.
Më pas, uluni së bashku në këndin e leximit dhe fëmija në dorën e fshehur pas shpine e nxjerr një gisht. Kur ju i thoni ‘tani’ fëmija ua tregon dorën dhe cilin gisht e ka përzgjedhur dhe ju duhet t’ia tregoni apo t’ia lexoni storien për atë gisht.
Pastaj është radha e fëmijës – ai/ajo duhet t’jua tregojë një storie sipas gishtit që ju keni përzgjedhur.
Stimulojeni fëmijën që ta përdorë imagjinatën, qeshni bashkë me të edhe nëse ndonjëherë humb kuptimi i stories…punë e madhe J…e rëndësishme është që fëmija të përfshihet në krijimin e stories dhe të argëtohet duke e bërë këtë.
Bëjeni këtë disa herë, dhe përfshini në storie edhe eksperiencën personale të fëmijës.