Zvarritemi dhe ecim si milingona

Zhvillimi i aktivitetit: Sapo të lëshoni muzikë në shtëpi do të shihni që fëmija juaj fillon të vallëzojë duke u përpjekur të ndjekë ritmin. Sot  klikoni në telefonin tuaj në linkun e mëposhtëm dhe imitoni milingonën. Fëmija juaj do t’ju ndjekë dhe do të kënaqet. Lëshojeni këngën edhe një herë dhe lejojeni fëmijën të zvarritet apo të ecë si milingonë e ju ndiqeni shembullin e tij/saj.