Zbuluesit e vegjël

Materialet që ju nevojiten për këtë aktivitet: Një llupë, e nëse nuk keni llupë mund të përdorni edhe kavanozin fundi i të cilit i tregon gjërat më të mëdha.

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët i shohin dhe i nuhasin lulet gjithmonë, por ejani kësaj radhe t’i zbulojmë hollësitë me ta. Të shohim nëse ka aty insekte, të shohim se çfarë pika kanë apo ku janë gjethet e tyre. Vendosni një kapele në kokën e fëmijës dhe tregoni që sot është dita e zbulimit, ku së bashku do të zbulojmë lulet dhe karakteristikat e luleve në natyrë. Nëse nuk keni oborr, shkoni në parkun më të afërt që keni dhe aty vazhdoni të shikoni barin dhe të analizoni dallimin e ngjyrave në mes të fijeve të barit.