Shiu rrit bimët

Materialet dhe mjetet: Fletë A4 me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë, makarona cilindrikë të drejtë, ngjyra të ujit, brushë, penj, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Merren makaronat dhe ngjyrosen me ngjyrë të kaltër, qoftë duke përdorur brushën apo duke vendosur ngjyrën në një enë ku mund të zhyten makaronat. Makaronat lihen që të thahen ndërkohë  në fletën e kaltër fëmija vizaton disa vija vertikale sipas modelit të dhënë. Në fletën e bardhë vizatohen retë dhe priten me gërshërë. Në çdo vizë të vizatuar vendoset ngjitës ku do të vendosen makaronat e tharë duke respektuar vijën e drejtë vertikale. Merren penjtë të cilët më parë janë matur me gjatësinë e fletës së punës dhe ngjiten tek retë në rend me vijën e makaronave. Sicili pe kalohet nëpër makaronat e vijës vertikale.

Pasi të përfundohet puna, pyeteni fëmijën: si po bie shiu në punimin tënd drejt apo pjerrtas? Kur shiu bie drejt e kur bie pjerrtas? Sa është i rëndësishëm shiu për bimët? etj.