Koha për shëtitje dhe zbulime
Zhvillimi i aktivitetit: Visheni fëmijën sot me tesha sportive dhe dilni së bashku në park apo në oborr. Ku të keni mundësi në natyrë [jo në kafene]. Gjeni një ambient me bar, dhe lejojeni fëmijën të zvarritet apo të ecë në të lirshëm, lejojeni të rrotullohet, të ulet, të ngrihet. Edhe nëse rrëzohet s’ka problem sepse do të mësojë që herën tjetër të jetë më i kujdesshëm. Jepini edhe një shkop të vogël në dorë edhe nxiteni ta prekë barin me të e të vëzhgojë çka ka e çka ndodh. Luani së bashku dhe flisni gjatë lojës. Ju emërtoni qartë lëvizje, emocione, vende, veprime, etj. Mjafton që fëmija t’i dëgjojë dhe mjaftojnë përpjekjet për t’i thënë ato.