Zogjtë e Pranverës

Materialet dhe mjetet: letër të bardhë, ngjitës, ngjyra, pupla.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky punim i zogjve të pranverës është një mënyrë e mirë për t’i forcuar aftësitë motorike të vogla ndërsa gjithashtu e ndihmon fëmijën t’i kuptojë dhe ndjekë hapat njërin pas tjetrit. Para se ta filloni këtë aktivitet, prejeni një pjesë të letrës në formë të këmbëve të vogla dhe të sqepit nga letra me ngjyrë portokalli në mënyrë që t’i keni të gatshme për ta përfunduar punimin.

Hapi 1: Vizatimi i trupit të zogut

Prejeni letrën në formë rrethi dhe ofroni fëmijës ngjyrë të verdhë dhe brushë, sfungjer për ngjyrosje apo thjesht le t’i përdorë duart për ta lyer letrën. Lëreni të thahet plotësisht.

Hapi 2: Shtoni karakteristikat

Pasi të jetë tharë letra në formë rrethi, ngjiteni atë në një letër tjetër apo karton. Pastaj ftojeni fëmijën të vendosë ngjitës mbi trupin e zogut dhe t’i ngjesë karakteristikat e zogut, si: dy këmbë, dy sy, sqepin dhe puplat. Për pupla mund të përdorni fije peri me ngjyrë të verdhë.

Ky është një punim i bukur të cilin mund ta vendosni në mur gjatë pranverës!