Vizatojmë detin

Sot ju duhet vetëm një marker ose shkumës i bardhë dhe një shishe plastike e sprejit të xhamave [mund ta mbushni me ujë]. Kërkesa tjetër është që fëmija të jetë i zbathur.

Dilni së bashku jashtë në oborr ose në park. Me shkumës ose me marker ose edhe me shkop [nëse në park sipërfaqja është me dhe] tregojini fëmijës që së bashku do të vizatoni detin, sikur në foto. Vizatoni edhe formën e ndonjë peshku apo breshke apo topi, guri … apo çfarëdo që fëmija përpiqet të bëjë. Më pas i jepni fëmijës shishen plastike dhe duke spërkatur ai/ajo duhet të lagë me ujë peshqit, detin.  Nëse është ditë e nxehtë, siguroni që fëmija të ketë një kapele në kokë, përndryshe lejojeni ta luajë këtë lojë deri sa të lodhet. Ndërkohë pyeteni atë për gjëra të ndryshme derisa është duke spërkatur me ujë.