Valvisim tullumbacet [balonat]

Materialet dhe mjetet: Sot ju duhen dy balona me ngjyra të ndryshme, të cilat pasi t’i fryni, lidhini tek këmbët e fëmijës.

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmija me lëvizjen e këmbëve do të valëvisë edhe tullumbacet dhe do të përpiqet të kuptojë  pse lëvizin tullumbacet. Nëse fëmija është më i/e rritur mund edhe të ecë e të vrapojë nëpër shtëpi me tullumbacet e lidhura tek këmbët.

Improvizoni disa zile të vogla për t’i vendosur tek këmbët e fëmijës bashkë me tullumbacet sepse kështu fëmija do të argëtohet edhe më shumë.