Valëvite si flamur

Materialet dhe mjetet: shallë/shami, muzikë.

Zhvillimi i aktivitetit: Për fëmijët është ndjenjë e mrekullueshme të lëvizin lirshëm më muzikë duke valëvitur një shami në dorë. Ky aktivitet do t’i japë fëmijës tuaj një ndjenjë ekuilibri dhe kontrolli. Lësho muzikë me motive kombëtare apo muzikë që i pëlqen fëmijës dhe vallëzo bashkë me fëmijën duke lëvizur një shami në dorë. Mësojeni fëmijën ta valëvit shaminë lartë e poshtë nën tingujt e muzikës. Ju dhe fëmija juaj mund të kapni shapin në dy cepat e tij dhe ta valëvitni atë së bashku. Çfarëdo që bëni ju, fëmija do t’i kopjojë lëvizjet tuaja. Kjo është një lojë shumë argëtuese dhe kreative dhe fëmija juaj do të dëshirojë që ta luani atë disa herë.