Ushqimi me forma
Materialet dhe mjetet: enë dhe gjëra ushqimore.
Zhvillimi i aktivitetit: Angazhojeni fëmijën gjatë përgatitjes së ushqimit dhe pastrimit të enëve. Sot fëmija le t’ju ndihmojë në përgatitjen e brumit për pallaqinka/palëpeta.
Vendoseni një pallaqinkë në pjatën e tij/saj dhe ofrojini një tas me fruta të ndryshme të cilat ai/ajo duhet t’i pastrojë. Më pas nxite fëmijën që t’i përdorë frutat ose pjesë të tyre për ta formuar një fytyrë mbi pallaqinkë. Lëreni të jetë kreativ/e dhe të prekë dhe eksplorojë ushqimin.