Ushqejmë zogjtë
Merrni një portokall ose limon, ndani përgjysmë dhe shtrydheni pjesën e brendshme me aparat shtrydhës apo me lugë. Përdorni dy gjysmat e lëkurës së portokallit për të shërbyer si mbajtës ushqimi për zogjtë.
-Matni 6 fije spango apo peri në gjatësi të barabarta për të varur dy gjysmat e portokallit/limonit
-Bëni 4 vrima në qoshet e lëvozhgës (kallëpit) në secilën gjysmë të portokallit/limonit
-Vëni spangon në secilën vrimë dhe lidheni nyje. Pastaj bashkoni fijet bashkë, sikur në foto.
-Përzini fara të ndryshme apo trosha buke, ose lagini pak me ujë që të ngjiten dhe mbushni secilën gjysmë të portokallit.
-Vareni jashtë në oborr ose në ballkon dhe prisni zogjtë që të vijnë dhe të shijojnë ushqimin!
Në vend të portokallit mund të përdorni gjysmat e mollës, fetë buke, kuti vezësh etj.
Shikoni çdo ditë me fëmijën nëse vijnë zogjtë pas ushqimit dhe bisedoni rreth zogjve dhe sasisë së mbetur të ushqimit.
-Të ushqyerit e zogjve mund ta bëni edhe në formë loje. Sidomos për fëmijët më të vegjël.
-Bëni një hapje në një kuti. Preni një rreth dhe dy trekëndësha për të formuar kokën dhe sqepin e zogut. Jepni fëmijës materiale të ndryshme, qoftë fara, trosha buke, apo fije peri dhe letra për të ushqyer zogun, duke i vendosur ato te hapja në mes të sqepit. Shikoni fotografinë.