Ushqejmë kafshët  

Zhvillimi i aktivitetit: Është një nga lojrat e preferuara të fëmijëve. Rënditni lodrat e tij/saj dhe ofrojini edhe një pjatë dhe lugë për secilin. Kaq mjafton që ai/ajo ta imitojë një situatë  të jetës së përditshme. Qëndroni pranë tij/saj dhe ngacmojeni me pyetje për ta stimuluar pasurimin e fjalorit të tij/saj. Pyeteni thjeshtë dhe qartë dhe lejojeni që të përpiqet t’ju përgjigjet.