Të gjithë të ndryshëm, por të barabartë

Materialet dhe mjetet: ngjyra shtëpie, shkopinj apo lugë, pirunë, letër, gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot mund të flisni me fëmijën dhe ta pyesni se ku dallojmë ne nga njëri-tjetri, sa jemi të gjatë, cili prej nesh jemi më i/e trashë dhe cili prej nesh kemi ngjyrën e syve kafe.

Pyeteni fëmijën tuaj se cili është shoku i tij/saj i preferuar në lagje dhe nëse dëshiron që sot të bëjë shumë shokë. Caktoni së bashku se çfarë ju duhet, si p.sh. letër apo gazetë e papërdorur, ngjyra shtëpie, lugë apo pirunë.

Palosni fletën apo gazetën dhe thoni fëmijës që ta vizatojë një fëmijë ashtu si di. Ndihmojeni për prerje, shpalosni fletën që të dalin shumë shokë të cilët i ka dëshiruar fëmija. Le ta ngjyrosë nëse dëshiron. Le ta marrë ndonjë gazetë e ta bëjë troç që të fitojë një top si glob. Le ta rrethojë globin me fëmijët, ashtu siç mendon që do të jetë më së miri. Ndihmojeni kur u kërkon ndihmë dhe përgëzojeni herë pas here.