Unë eci si…

Materialet dhe mjetet:  Disa gjurmë të kafshëve të ndryshme që fëmija i njeh tashmë

Organizimi i aktivitetit:  shpërndani nëpër shtëpi/banesë ose edhe jashtë në oborr foto të gjurmëve të kafshëve që fëmija i njeh ose foto të plota të kafshëve.  Kërkoni nga fëmijët që të ecin ashtu si kafsha në foto. Fëmija duhet të ecë të paktën 10-12  hapa sikur kafsha. Të njëjtën gjë fëmija e bën edhe për kafshët e tjera. Sigurohuni që fëmija të ketë mundësi të kërcejë, të zvarritet, të ecë këmba-doras, të rrotullohet, etj.