Unë do të bëhem fotograf

Materialet dhe mjetet: Telefoni me kamerë.

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e duan shumë teknologjinë, por ne si prindër duhet të jemi të vetëdijshëm t’i mbajmë sa më larg teknologjisë dhe përdorimit pasiv të saj. Por nëse teknologjinë e përdorim në aspektin pozitiv, atëherë ua mundësojmë fëmijëve të fitojnë aftësi të ndryshme.

Telefonin me kamerë që e keni në shtëpi sot ta përdorim për ta bërë fotograf fëmijën tonë dhe shpjegoni fëmijës suaj se sot do të fotografoni natyrën, makinat në rrugë dhe anëtarët e shtëpisë. Dilni jashtë në ambient që fëmija juaj të jetë më i vëmendshëm për format e gjërave që ka natyra dhe ngjyrat që kanë ato. Pasi t’i fotografoni, bëni një “slide show” përmes telefonit e cila do të jetë më atraktive për fëmijët. Profesioni i fotografit është profesion që kërkon shumë vëmendje, andaj shpjegoni fëmijës suaj këtë profesion dhe punët që bëhen në këtë profesion. Gjatë javës së profesioneve, fëmija juaj do ta ketë nga një profesion çdo ditë.