Trupi me ngjyra

Materialet dhe mjetet: shall apo rroba me ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Për të praktikuar pjesët e trupit dhe për t’i vënë në lëvizje ato, lidhni në duart, këmbët, kokën dhe stomakun e fëmijës me shami ose rroba me ngjyra të ndryshme. Dëgjojeni këtë këngë duke klikuar këtu ose këtu dhe pastaj këndoni së bashku me fëmijën duke i bërë lëvizjet sikurse në këngë. Mund ta këndoni këngën duke e thënë tekstin në gjuhën shqipe dhe duke përdorur ngjyrat në vend “e djathtë/e majtë”.

Vendos këmbën e “kuqe” brenda

Vendos këmbën e “kuqe” jashtë

Vendos këmbën e  “kuqe” brenda dhe rrotulloje atë

Bëje “hokey pokey” dhe rrotullohu rreth e rreth

Dhe vazhdoni kështu edhe me pjesët e tjera të trupit.

Për të inkurajuar lëvizjen e muskujve të mëdhenj të fëmijës, ju po ashtu mund t’i vizatoni pjesët e trupit në letra të ndryshme apo në dysheme në oborr dhe të luani me fëmijën duke i kërkuar atij që të hidhet te pjesa e trupit që ju e thoni. P.sh. Këmba dhe fëmija hidhet mbi “këmbën” e vizatuar.