Topi në kosh

Sot  luani basketboll me fëmijën tuaj. Do t’ju duhet që ta mundësoni vendosjen e koshit të basketbollit për fëmijën.

Ju mund ta zgjedhni njërën prej ideve të paraqitura më poshtë ose të keni ndonjë ide tuajën.

Ju mund ta vendosni një shportë në një lartësi të përshtatshme për fëmijën dhe të kërkoni prej tij/saj që ta hedhë topin në shportë.

Ju mund të vendosni edhe dy ose tre  harqe në një lartësi të përshtatshme për fëmijën dhe të kërkon prej fëmijës që ta hedhë topin brenda harkut.

Po ashtu mund t’i varni disa enë dhe të kërkoni prej fëmijës që t’i hedhë topat brenda enëve.

Fëmija le të fillojë duke qenë afër shportës, harkut ose enëve e më pastaj duhet të largohet gradualisht prej tyre, duke e vështirësuar kështu hedhjen e topit në shportë, hark, enë. Megjithatë loja bëhet gjithnjë e më interesante për ta.