T’i njohim frutat me sy mbyllur

Frutat ashtu siç e kanë aromën dhe shijen unike, ato e kanë edhe formën e tyre unike që i karakterizon.

Kjo lojë që e nxit të menduarit dhe kureshtjen tek fëmijët e moshës 3-4 vjeç luhet me sy mbyllur.

Me një shall,  lehtësisht mbylljani sytë femijës suaj e më pas vendoseni fëmijën në karrige dhe para tavolinës vendosni frutat në një pjatë.

Kërkoni nga fëmija që t’i prekë frutat një nga një, natyrisht, pa i shikuar pasi që sytë i ka të mbyllur me shall.

Inkurajoni fëmijën t’i nuhasë, t’i lëvizë më gjatë nëpër duar në mënyrë që ta kuptojë saktë pa ndihmën tuaj se cilin frut është duke e mbajtur në dorë. Më pas kur e qëllon cili frut është, bisedoni rreth shijes së frutit, ngjyrës dhe stinës gjatë së cilës rritet.