Të punojmë iglo (shtëpi nga dëbora)

Materialet dhe mjetet: gotë letre ose plastike, pambuk, çarçaf i bardhë
Zhvillimi i aktivitetit: Si nuk shkrihen shtëpitë nga dëbora? Si ndërtohen këto shtëpi? A është shumë ftohtë brenda shtëpive iglo?
Fillimisht tregoni video dhe fotografi të shtëpive nga bora dhe nxiteni fëmijën që të bëjë pyetje, ku fillimisht ju e nxitni me pyetjet më lart. Tregojini që këto shtëpi janë në polet e ftohta dhe tregojini që nëpër ato shtëpi jetojnë njerëzit e polit.
Me një gotë nga letra apo plastike, modeloni sikur në foto shtëpitë iglo, duke vendosur afër dhe një eskimez në mënyrë që fëmija ta kuptojë më saktë shtëpinë dhe se kush banon aty. Po ashtu, nëse keni pambuk në shtëpi, e ndërtoni me ndihmën e kartonit një iglo dhe fëmija juaj ngjet pambukun që simbolizon borën.
Me çarçaf të bardhë mund t’ia ndërtoni fëmijës tuaj një iglo duke e mbuluar tavolinën me çarçaf, ndërsa nën këmbët e tavolinës bëhet hapësira ideale për të luajtur si në një iglo.