Si një ari i vogël

Materialet dhe mjetet: jastëkë të bardhe, mbulesë të kaltër.
Zhvillimi i aktivitetit: Është e rëndësishme që fëmijët të kenë mundësi që çdo ditë të vrapojnë, hidhen, kërcejnë, etj. Kjo lojë do të iu sjellë atyre shumë argëtim, derisa në të njëjtën kohë mësojnë më shumë për botën e arinjve polar dhe zgjerojnë fjalorin e tyre. Vendoseni një mbulesë të kaltër në dysheme dhe shpërndani përmbi të jastëk të bardhë. Bisedoni me fëmijën se si kafshët lëvizin nga një copë akulli (ajsbergu) në tjetrën. Kërkojini fëmijës që ta luajë rolin e ariut polar duke u hedhur mbi „copat e akullit“. Lejojeni fëmijën të kënaqet me këtë lojë duke nxjerre energjinë e tij dhe ushtruar muskujt e mëdhenj.
Për ta nxitur më shumë imagjinatën e fëmijës, vendosni në duart e fëmijës një palë çorape të bardha për të simbolizuar putrën e ariut. Vendosni pranë apo nën jastëk letra të prera në formë peshku apo ndonjë lodër, dhe kërkoni fëmijës ta kapë „ushqimin“ me putra.