Gjejmë kafshët

Materialet dhe mjetet: foto të kafshëve të fshehura.
Zhvillimi i aktivitetit: Nevoja e fëmijës për të hulumtuar e zbuluar gjithçka, ua bën të lehtë lojën sot. Krijoni në shtëpi apo banesë këndin e fëmijës – një hapësirë  ku fëmija mund të bëjë gjithçka dhe ku do të krijojë kujtime të mrekullueshme të fëmijërisë.
Vendosni figura të kafshëve në një fletë apo ngjitini në mur në këndin e  tij/saj dhe mbulojini me letra me ngjyra, me letra të bardha ose me çfarëdo që ju bie në mend. Ju mund t’i vendosni figurat e kafshëve edhe në kapakët e kavanozave apo kapakët sikurse në foto.
Luani me fëmijën tuaj lojën kush e gjen? Ku është ariu? Fëmija tregon me gisht [nxiteni ta bëjë këtë]  një foto të mbuluar dhe më pas i hap një nga një deri sa ta gjejë. Luani së bashku. Nuk është e rëndësishme që fëmija t’i gjejë apo të njohë kafshët gjithsesi, i rëndësishëm është argëtimi dhe loja së bashku dhe inkurajimi i  fëmijës për të qenë aktiv/e në lojë.