Ariu polar

Materialet dhe mjetet: letër e kaltër, pambuk, ngjitës, laps etj.                                       
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën për ariun polar, duke e pyetur: Ku jeton?, Me çfarë ushqehet? etj. Luajeni një lojë me fjalë ashtu siç dëshironi. Prindi apo kujdestari merr rolin e ariut polar dhe fëmija parashtron pyetje për ariun. Pyetjet fëmija i parashtron ashtu siç dëshiron. Kështu, më poshtë është dhënë teksti vetëm si shembull, nuk është e thënë të thuhet ashtu siç është, por nëse e dëshironi mund ta merrni.

Ari polar, ari polar, pse je kaq i bardhë?
Jam i bardhë se nuk ka diell të më jep vitaminë De.
Ari polar, ari polar, a ke të ftohtë?
Kam  gëzofin që më mban ngrohtë.
Ari polar, ari polar, ku e gjen ushqimin?
Jam zhytës i paparë, gjahun tim e nuhas larg.
Ari polar, sa çudi me ty, je aq i madh, aq i rënd, sa shpejt vrapon ti.

Pas lojës me fjalë merren materialet dhe punohet piktura me arinj polarë. Prindi apo kujdestari mund ta ndihmojë fëmijën vetëm në hapat që duhet ndjekur për ta vizatuar ariun polar vetëm me një shembull, ndërsa arinjtë e tjerë i vizaton fëmija. Pas vizatimit të arinjve, ata modelohen me ngjitës dhe pambuk. Kodrat po ashtu mund të pikturohen me ngjyrë të bardhë apo edhe ato mund të mbushen me pambuk.