Të përgatisim kos me fruta dhe mjaltë

Sot përsëri rolin kryesor në kuzhinë do ta kenë vogëlushët tuaj. Këtë herë duke përgatitur një ushqim të shëndetshëm dhe me plot vitamina.

Merrni frutat që keni në shtëpi dhe vendosini në një enë me ujë dhe disa pika uthull, duke u treguar fëmijëve që lëkura e frutave mund të jetë e papastër dhe ka nevojë të qëndrojë për 15 minuta në ujë. Më pas këto fruta shpërlajini në ujë dhe vazhdoni me përgatitjen.

Fillimisht qërojini frutat dhe më pas, ashtu të qëruara, fëmija juaj vazhdon t’i presë në pjesë më të vogla me një thikë e cila nuk është shumë e mprehtë dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen tuaj.

Në një enë, fëmija le t’i vendosë 2 lugë të mëdha kos, një lugë mjaltë apo reçel të shtëpisë dhe më pas le t’i shtojë frutat. Tërë këtë procedurë ia tregoni fëmijës në fillim dhe e lejoni që vetë ta fillojë dhe ta përfundojë atë.

Kjo përzierje me fruta, mjaltë dhe kos është super e shijshme për fëmijët dhe e pasur me vitamina.