Sporti “hockey” me balona

Një sport që shumë pak e njohim por kur ai përgatitet për fëmijë është shumë argëtues dhe ndihmon në durim.

Një kovë e rrobave na ndihmon për ta improvizuar golin, vendin ku duhet të mblidhen të gjithë balonat.

Si shkop mund të na ndihmojë pjesa e poshtme e thithëses elektrike.

Vendosni disa balona, apo topa apo edhe çorape të formësuara si top nëpër hapësirat e dhomës/oborrit tuaj.

Qëllimi është që fëmijët të mos i prekin me dorë balonat kur i çojnë deri tek goli/kova.