Njeriu prej perimeve

Krijoni një ‘person me perime’ duke përdorur perime të vërteta ose foto të perimeve. Ndihmoni fëmijët të përdorin rrëmojca (shkopinj për pastrimin e dhëmbëve) për ta bërë që personi i tyre i perimeve të ngrihet dhe të jetë tredimensional. Në këtë aktivitet mund t’i bëni tre njerëz me perime dhe fruta, me qëllim që fëmija të llogarisë që aktiviteti i sotëm do t’ia krijojë mundësinë që t’i hajë produktet e freskëta për tre vaktet e ditës.

Nëse nuk ju gjenden në shtëpi perime dhe fruta, ju mund ta ndihmoni fëmijën që t’i vizatojë tre njerëz të tillë, dhe të siguroni që në këtë ditë fëmija të hajë së paku një frut dhe dy lloje të perimeve.

Gjatë këtij aktiviteti ju mund t’i preni perimet apo frutat në forma të ndryshme dhe me ndihmën tuaj kërkoni që fëmijët t’i emërtojnë ato forma.