Sot bëhu babadimër                   

Materialet dhe mjetet: një kuti e këpucëve, mbështjellës dekorativ.
Zhvillimi i aktivitetit: Babadimri është personazhi më i dashur për fëmijë por edhe për të rritur për shkak të periudhës së festave të fundvitit, kur të gjithë njerëzit mundohen t’i gëzojnë personat e tyre të dashur me ndonjë dhuratë, të inspiruar pikërisht nga babadimri. Sot ta bëjmë fëmijën tonë babadimër duke modeluar disa tesha me peshqirë, me çarçafë apo me bluza të të rriturve, çfarëdo që keni me ngjyre të kuqe. Një thes të lehtë ta mbushim me ushqime dhe vizatime të tij dhe të fillojë t’i shpërndajë nëpër shtëpi tek familjarët. Një mollë, një dardhë dhe pak rrush për gjyshërit, një vizatim dhe një palë çorapë për babanë t’i ketë babadimri në thesin e tij, disa lodra t’i mbledhë nga shtëpia për t’ia dhënë motrës apo vëllait. Të gjithë brohorisni “Erdhi babadimri, po na sjell dhuratat!”, dhe bëhuni gati e me shumë dashuri prisni dhuratat. Mësoni fëmijën tuaj t’u falë të tjerëve gjera, këpucë që i vijnë më të vogla, bluzën që nuk e përdor më, të mësohet t’u falë njerëzve në nevoje, dhe nëse keni afër lagjes suaj njerëz në nevojë, se bashku me fëmijën tuaj dhuroni atyre teshat tuaja. Duhet t’i mësojmë fëmijët që në fëmijëri të hershme t’i ndihmojnë të tjerëve.