Ç’na sjell babadimri?

Materialet dhe mjetet: pjatë letre apo letër karton, pambuk, ngjitës, letër me ngjyrë të kuqe, gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Luhet loja “Fëmija dhe babadimri”.
Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e bëhet babadimri, duke e vendosur një kapelë të kuqe, apo të punuar prej letre.
Babadimri: Tungjatjeta o fëmijë i mbarë!
Fëmija: Tungjatjeta Babadimër dhe mirë se na ke ardhur!
Babadimri: Ju jeni Edlira(thuhet emri i fëmijës), sa shumë fjalë të mira për ju kam dëgjuar, andaj kisha shumë dëshirë ty për të takuar.
Fëmija: Faleminderit Babadimër për këto fjalë, vërtet jam munduar që të jem i/e mbarë. Prindërit i kam dëgjuar, këshillat e tyre kanë shumë vlerë për mua.
Babadimri: Vazhdoni të silleni mirë e unë do të mundohem të të plotësojë çdo dëshirë. M’i numëro dëshirat e tua!
Fëmija: Unë kam shumë dëshira…(fëmija i numëron dëshirat e tij/saj). Faleminderit nga ti i dashur Babadimër, unë çdo ditë do të jem i/e mirë sepse edhe prindërit e mi e kanë këtë dëshirë.
Babadimri: Mirupafshim!
Fëmija: Mirupafshim!
Pas kësaj loje punohet babadimri. Shikohet modeli dhe kërkohet nga fëmija të emërtojë materialet e duhura.
Merret pjata e letrës apo letra e kartonit (e cila përgatitet nga prindi), fëmija vizaton sytë dhe hundën, ndërsa letra me ngjyra pritet në formën e trekëndëshit dhe me ngjitës kapet për pjate. Më pas vazhdohet me modelimin e mjekrës dhe flokëve të bardha të babadimrit.

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletoren e punës KËTU.