Pikturojmë me gishtërinj
Materialet dhe mjetet: fletë të bardhë, karton, ngjyra tempera apo ngjyra të ujit
Organizimi i aktivitetit: Për këtë lojë vendosni fletat apo kartonin në tavolinë. Gjithashtu, fëmijëve ua jepni ngjyrat tempera apo të ujit dhe nxitini që t’i zhytin gishtërinjët në ngjyra dhe të pikturojnë çfarë të kenë dëshirë duke përdorur ngjyrat e preferuara. Derisa fëmijët pikturojnë, kujdesuni që në vazhdimësi t’i pyesni se çfarë po pikturojnë, a kanë nevojë për ndihmë,cilat ngjyra po i përdorin, etj.
Sugjerim:
Lavdërojeni fëmijën për pikturën që është duke e bërë.